13 qershor 2014 – Kupa e Botës "Brazil 2014" nisi, por asgjë nuk krahasohet me shpejtësinë e motorave të makinave të yjeve që marrin pjesë në këtë Botëror.
Futbollistë të mirëpaguar dhe të famshëm, që kanë mundësitë të kenë në garazhet e tyre makinat më të shtrenjta dhe më të shpejta në botë.
Ronaldo përdor një Lambourghini Aventador me 700 kuaj/fuqi, Messi një Maseratti GranTurismo që kushton 107 mijë sterlina, Wayne Rooney ka një Aston Martin Vanquish, Balotelli i qëndron besnik Ferrarit, ndërsa Eto'o zotëron një koleksion makinash disa milionësh.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/











