Mario Balotelli zgjedh të shkojë te Genoa.

Klubi rossoblu në fakt ka vendosur të mbyllë kontratën për sulmuesin, të cilin trajneri Alberto Gilardino e donte shumë në skuadër.

“Unë e konsideroj atë lojtarin e duhur tani për ekipin e Genoa. Ai është një lojtar i lirë, të cilin e njoh dhe për të cilin flet vetë historia. 

Ai është një djalë ende me motiv dhe zjarr që do të bëj sërish mirë”, tha ai në prag të ndeshjes në Olimpico kundër Lazios.

Vizitat mjekësore tashmë janë planifikuar për të hënën. 

Për Super Mario, i cili rikthehet në Serie A pas aventurës së tij në Brescia në 2019/20 (në Itali eksperienca e tij e fundit ishte te Monza në sezonin 2020/21), një kontratë deri në qershor 2025 me vlerë 400 mijë euro bruto e lidhur me bonuset dhe aktivizimin.