Itali, 18 korrik 2014 – Super Mario duket se po “vuan” gjatë këtyre pushimeve. Futbollisti i Milanit po përdor Instagramin për t’i dërguar një mesazh pozitiv të gjithë ambientit kuqezi.

Super Mario, edhe pse me pushime, është duke ndjekur programin e trajnerit të ri të Milanit, Inzaghi. Balo, “vuajtjen” në palestër ka dëshiruar ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pippo, i cili është kundër përdorimit të rrjeteve sociale, ndoshta kësaj here do të mbyllë njërin sy. Sulmuesi është me pushime në Amerikë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/