Supermodelja Alessandra Ambrosio është duke bërë disa ditë pushime me shoqërinë në Malibu. Me rroba banjo ajo duket e mrekullueshme, siç edhe shihet në këto foto të publikuara nga "Daily Mail".
36-vjeçarja u bashkua me një grup shokësh të shtunën në qytetin turistik në veri të Los Anxhelosit. Format e saj trupore janë vërtet perfekte.