Spanjë, 14 shtator 2014 – Cristiano Ronaldo do të përfitojë një super-rrogë nëse pranon të transferohet te Chelsea ose Manchester United verën e ardhshme. Deklarata e yllit portugez para disa ditësh se do donte që në të ardhmen të rikthehej sërish në "Old Trafford" ngriti nga vendi drejtuesit e "Djajve të Kuq", të cilët kanë nisur punën për rikthimin e madh.
Por sipas asaj që raportojnë mediat britanike në garë për "Topin e Artë" është futur edhe Chelsea i Jose Mourinhos, i cili dëshiron të përdorë marrëdhëniet e tij të mira me Ronaldon për ta bindur të zgjedhë "Stamford Bridge".
Cristiano Ronaldo përfiton 350 mijë sterlina në javë te Real Madrid, por nëse zgjedh Premier Leaguen atëherë paga e tij do të bëhet 500 mijë sterlina në javë, shkruan "Daily Mail", shifër kjo që përkthehet në 24 milionë sterlina në sezon dhe automatikisht futbollistin më të paguar të globit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





