Është thënë e rithënë tashmë që një ushqyerje me antioksidantë, është thelbësore për të luftuar radikalet e lira, ato molekula që mund të aktivizojnë sëmundjet e ndryshme mes të cilave dhe kancerin.
Studime të shumta kanë treguar se ushqimet e pasura me antioksidantë, janë në gjendje të përmirësojnë shëndetin tonë.
Një nga përbërësit më të fuqishëm është edhe kurkuma. Kjo erzë, është konsideruar një nga ingredientët më të mirë për organizmin dhe përmban më shumë se 300 antioksidantë.
Ja pija magjike me të…
Përbërësit:
1 lugë kurkumë pluhur
5 cm xhinxher
5 karota
2 limona
1 portokall
1 trangull
Përgatitja: Pastroni agrumet, xhinxherin dhe karotat. Vendosini të gjithë përbërësit në frulator deri sa të përftoni një masë homogjene; një lloj pureje të lëngshme. Këshillohet që kjo pije të konsumohet gjysmë ore përpara mëngjesit