13 qershor 2015 – Shqipëria fitoi! Skuadra jonë kombëtare ka mposhtur me rezultatin 1:0 Francën në miqësoren e zhvilluar në “Elbasan Arena”, këtë të shtunë.
Një perlë e Ergys Kaçes në minutën e 43-të vendosi fatin e ndeshjes, takim që në fakt u dominua dhe tregoi se ishte Shqipëria ekipi që donte dhe kërkonte më shumë këtë fitore.
Por përtej rezultatit, ajo që rrit shpresat për pjesëmarrjen në Euro 2016 ishte paraqitja e skuadrës, e cila pati edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e dytë.
Edhe njëherë kjo ndeshje tregoi formën e jashtëzakonshme të djemve të De Biasit, duke treguar që merita shkon edhe për trajnerin italo-shqiptar.
Në video mund të shihni golin e shënuar nga Ergys Kace:
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/