Tiranë, 12 qershor 2014 – Policia ka zbuluar një laborator kokaine në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras. Kjo, pas një superoperacion me bashkëpunimin e strukturave më të rëndësishme në vend dhe në Kosovë, ku është arritur të sekuestrohet deri më tani mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe makina të blinduara.
Operacioni, sipas policisë, është duke vijuar.
Banesa në Fushë Kuqe, që shërbente si pikë për grumbullimin e drogës, është në pronësi të Xhemal Çelës, babait të Gëzim Çelës, i cili pritej të ekstradohej drejt Italisë për të kryer dënimin me burg, informon Ora News.
Nga informacionet paraprake, thuhet se Gëzim Çela pas arrestimit në nëntor të 2012 ishte nën masën e arrestit shtëpiak në pritje të dokumentave për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Droga e cila mendohej se vinte nga Turqia përpunohej në laborator të ngritur në Prishtinë, ndërsa në Shqipëri grumbullohej në banesën e Çelës dhe më pas transportohej jashtë.
Nga të dhënat e para mësohet se në laboratorin e drogës në Prishtinë është arrestuar një inxhinier kimik i cili ishte nga Shqipëria.
Mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Morinës është arrestuar një person nga Laçi. Në makinën e tij u gjetën dhe sekuestruan 7 kg kokainë. Më pas operacioni ka vijuar në Fushë Kuqe të Mamurrasit që çoi në arrestime të tjera në Laç dhe Prishtinë. Mësohet se është ndërmarrë dhe një operacion kontrolli në disa banesa në zonën e Durrësit dhe në Tiranë.
Kush eshte Gëzim Çela,” baroni i droges”
Më 21 nëntor 2012 Gëzim Çela u arrestua aeroportin “Nënë Tereza” në momentin kur po kthehej nga Turqia pasi kishte kryer dënimin me 6 vjet burg nën akuzën e trafikut të drogës. Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si nga Italia dhe Shqipëria po për këtë akuzë. Në 2003 mediat italiane e quanin “baroni i drogës” ndërsa në Shqipëri ishte kapoja i bandës kriminale të “Fushë- Kuqes”. Në 2003 ishte dënuar nga një gjykatë italiane me 11 vjet burg për akuzën e favorizimit të prostitucionit, e trafikut të drogës ndërkohë që në Shqipëri ishte liruar nga gjykata e Tiranës pasi i ishin paraqitur raporte mjekësore të falsifikuara. Pas arrestimit në 2012, gjykata kishte ndryshuar masën e arrestit nga ai burg në arrest shtëpie.