Dasma e djalit të presidentit të “Ora News”, Ylli Ndroqit, padyshim është dasma e vitit, dhe një nga ceremonitë më madhështore që kanë zhvilluar personat që i përkasin shtresave të larta në vendin tonë.
U komentua prej kohësh dhe prej 3 ditësh është kryelajmi që po qarkullon në mediet rozë dhe rrjetet sociale. Që do të ishte dasmë unikale ishte fakt i ditur, nisur dhe nga vendi ku ajo do të mbahej. Është hera e parë që në Pallatin e Kongreseve zhvillohet një dasmë. Numri i të ftuarve ishte 530, dhe nuk kishte një sallë restoranti apo resorti që të kishte kapacitetin për të përballuar një numër të tillë dasmorësh dhe kjo ishte e një ndër arsyet e kësaj zgjedhjeje.
Gjithkujt mund t'i ketë lindur pikëpyetja se si do të kenë qenë dhuratat që ka marrë çifti. Sigurisht të veçanta, pasi dhe pjesa më e madhe e të ftuarve ishin personalitete të rëndësishme dhe figura të njohura. Por, dhurata e një miku të familjes Ndroqi që nuk pati mundësi të ishte prezent në dasmë, i cili mendohet të jetë një biznesmen i fuqishëm nga Kosova, ia ka dalë t’i lërë të gjithë gojëhapur.
Dhurata konsistonte në një tabaka argjendi të mbushur me para të cilat janë hedhur në dysheme derisa ajo u mbulua tërësisht nga kartëmonedhat, Shuma totale në fund ka rezultuar të jetë plot 100 mijë euro!
E vështirë për t’u besuar, por ja që kështu ka ndodhur.
(Fotot e realizuara nga Alket Islami)





