Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe i biri, Zaho ndodhen në stadiumin Air Albania dhe po ndjekin nga afër ndeshjen Shqipëri- Poloni.
Të pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” kryeministri Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për kombëtaren kuqezi.
Rama nuk i ka fshehur dot reagimet teksa ndjek lëvizjet e kuqezinjve.
Sakaq, Shqipëria kaloi në avantazh me supergolin e Asanit.