Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar ndeshjet e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, të cilat do të zhvillohen në dy ditë, të shunën e 27 shkurtit, kur do të zhvillohen 3 ndeshjet e para, dhe të dielën dy ndeshjet e fundit.
Java e 23-të nis me dy përballjet Vllaznia – Laçi e Kukësi – Flamurtari që zhvillohen të shtunën prej orës 14:00. E shtuna përmbyllet me ndeshjen Tirana – Teuta, që do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, këtë herë nën dritat e prozhektorëve. Të dielën, luajnë dy ekipet e kreut, Skënderbu e Partizani, që do të udhëtojnë si mysafirë në Ballsh e Pukë. Bylis pret Skënderbeun në stadiumin “Adush Muçaj”, ndërsa Tërbuni Partizanin në “Ismail Xhemali”. Që të dyja ndeshjet nisin në orën 14:00.
Kategoria Superiore, Java e 23-të E shtunë, më 27 shkurt
Vllaznia – Laçi (Stadiumi “Reshit Rusi”, ora 14:00)
Kukësi – Flamurtari (Stadiumi “Zeqir Ymeri”, ora 14:00)
Tirana – Teuta (Stadiumi “Selman Stërmasi”, ora 17:00)
E diel, 28 shkurt
Tërbuni – Partizani (Stadiumi “Ismail Xhemali”, ora 14:00 )
Bylisi – Skënderbeu (Stadiumi “Adush Muçaj”, ora 14:00)