Durrës, 4 maj 2014 – Besa merr rrugën drejt Kategorisë së Parë, Skënderbeu u “largon” Europën të kuqve. Kukësi është zyrtarisht nënkampion i vendit, ndërsa Tirana është çliruar përfundimisht nga makthi i rënies nga elita e futbollit shqiptar.

Pero Pejic është po ashtu zyrtarisht fitues i “Këpucës së Artë”, me 19 gola të shënuar deri më tani, ndërsa Sokol Cikalleshi ndalet në kuotën e 17 golave, sepse javën e fundit nuk ka mundësi të luajë. Kukësi i tij do t’i marrë tri pikët në tavolinë, në ndeshjen e planifikuar sipas kalendarit ta luante me ballshiotët.

Këto janë disa nga verdiktet e zbardhura nga zhvillimi i ndeshjeve të parafundit të Superiores. Java e fundit do të vendosë përfundimisht për skuadrat që do të shkojnë në Europë, sepse kurbinasit kanë një transfertë të vështirë në Korçë, ndërsa durrsakët udhëtojnë drejt Shkodrës.

Situata momentale është e tillë në këtë drejtim: Kukësi vulos vendin e dytë, pas fitores 4-1 ndaj Lushnjës, me 54 pikë, të cilave u shtohen automatikisht edhe tri pikët e javës së 33-të në tavolinë, të marra ndaj Bylisit. Beteja zhvillohet për vendin e tretë në 90 minutat e fundit të kampionatit. Ky pozicion është rrëmbyer nga Laçi për momentin, i cili ka 51 pikë, aq sa ka edhe Teuta, por që detyrohet të jetë e katërta nisur nga përplasjet direkte me bardhezinjtë e Nicës, që flasin për këta të fundit.

Një pikë më pak se ata kanë të kuqtë e Partizanit, që javën e ardhshme do të jenë mysafirë në fushën e Lushnjës, së rënë nga Superiorja. Në letër, skuadra e Sampaios i ka mundësitë ta rikapë sërish vendin e tretë, sepse ka transfertën më të lehtë mes rivalësh në përmbyllje të Superiores, mirëpo nuk dihet se çfarë ndodh në javën e fundit.

Qëndresa e kësaj jave e korçarëve ndaj të kuqve, edhe pse e kishin fituar titullin, tregon se duan me vete në përfaqësimin europian bardhezinjtë e Stavri Nicës. Që do të thotë se Laçit i duhet kthyer “kusuri” i sezoneve të shkuara, kur ndalte Flamurtarin dhe Teutën, duke i dhënë një dorë kuqebardhëve për të fituar titullin.

Thënë ndryshe, nëse Laçi fiton ndaj Skënderbeut në Korçë, si “mik” në festën e titullit të katërt radhazi për juglindorët, atëherë çdo gjë bëhet e pavlefshme për Partizanin. Kjo do të vlente edhe në situatën e një triumfi hipotetik të durrsakëve në “Loro Boriçi”, sepse edhe ndaj skuadrës së Biturkut, Laçi është superior në ballafaqimet direkte.

Ka vetëm një “pengesë” tashmë për kurbinasit, që të mos jenë në Europë, që është Skënderbeu. Faktet e përmendura më sipër tregojnë një aleancë “de facto” mes këtyre skuadrave, që kanë ndihmuar njëra-tjetrën kur u është dashur, megjithatë zona Evropë mbetet për t’u përcaktuar javën e fundit.

Java e 32-të, Kategoria Superiore

PARTIZANI-SKËNDERBEU  1-2
Golat: Mazrekaj 90′ / Shkembi 86′, Pejic 90+2′
Gjyqtarë: E.Jorgji, A.Mahmuti, E.Ganxhi

LAÇI-KASTRIOTI   6-0
Golat: Cela 24′, Xhejms 44′, 49′, Kehinde 55′, Bakaj 57′ (pen), Jubani 74′
Gjyqtarë: B.Breshani, N.Bregasi, D.Myftari

KUKËSI-LUSHNJA  4-1
Golat: Cikalleshi 1′, 25′, 70′ (pen), Hysa 6′ / Gjoni 30′
Gjyqtarë: E.Demiraj, R.Preca, M.Dervishi

BESA-VLLAZNIA  0-0
Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Barushi, R.Avdo

FLAMURTARI-TIRANA  2-2
Golat: Abilaliaj 26′, 56′ / Gilberto 6′, Morina 69′
Gjyqtarë: L.Jemini, R.Cokaj, E.Doda

TEUTA-BYLISI (3-0)

 

Renditja

 

Team

MP

W

D

L

F

A

P

1

Skënderbeu Korçë

32

18

7

7

51

30

61

2

Kukësi

32

15

9

8

43

34

54

3

Laçi

32

15

6

11

39

27

51

4

Teuta Durrës

32

13

12

7

43

34

51

5

Partizani Tirana

32

14

8

10

29

24

50

6

Tirana

32

13

8

11

33

31

47

7

Flamurtari Vlorë

32

13

9

10

42

39

45

8

Vllaznia Shkodër

32

12

9

11

41

33

45

9

Besa Kavajë

32

11

9

12

34

29

42

10

Kastrioti Krujë

32

8

5

19

25

43

29

11

Lushnja

32

7

5

20

30

55

26

12

Bylis Ballsh

32

5

9

18

20

51

24

       

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/