Turqia vazhdon të shfaqë interes për talentet e Kategorisë Superiore. Pak javë më parë, ishte vetë Jasir Asani, futbollisti i Partizanit, që pranoi se kishte interes nga klubet turke për të. Ndërkohë, në stadiumin e Kamzës kanë qenë dy vëzhgues nga Turqia.
Vëzhguesi Ertak Juzbas, për llogari të klubit të Antaliasporit, po ndiqte mesfushorin e Teutës, Sherif Kallaku, por ndërkohë përshtypje të mira ka lënë edhe Valon Ethemi në radhët e Kukësit. Ndërkohë, ai ishte prezent edhe në Partizani-Laçi për të ndjekur të rinjtë të talentuar në të dyja kampet.





