Mëngjesin e kësaj të diele, porti i Durrësit ka pasur një vizitor të veçantë.
Një superjaht 90 metra është ankoruar në kalatat portuale për t’u furnizuar me karburant dhe për të marrë të gjitha shërbimet e tjera të nevojshme.
Bëhet fjalë për mjetin luksoz “Lauren L”, në pronësi të bankierit miliarder nga Ukraina, Igor Kolomoisky.
Burime nga Kapitaneria bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se vetëm përgjatë 2 muajve të fundit (maj-qershor) kanë ardhur në portin më të madh në vend 150 jahte dhe superjahte, pjesa më e madhe e të cilave janë furnizuar me sasi të konsiderueshme karburanti nisur nga fakti se mjetet lundruese të luksit furnizohen me naftë pa akcizë..
Kujtojmë këtu se pak javë më parë superjahti “Carinzia VII” u furnizua në Durrës me 300 mijë litra karburant, duke i sjellë arkës së shtetit të ardhura në vlerën 12 milionë lekë të reja nga taksa e karburantit.