Siç kishim paralajmëruar në shkrimet e mëparshme ky fillim sezoni i gjen jahtet me flamur të huaj gjithnjë e më larg porteve shqiptare, për shkak të çmimit më të ulët të naftës në Mal të Zi.
Super jahti “M/Y Lauren L” vendosi të qëndrojë në radën e portit të Durrësit për të ndërruar ekuipazhin për arsye të burokracive në portin më të madh në vend dhe të mos akostohet në kalatat e portit ashtu siç ka bërë 3 vitet e fundit.
“M/Y Lauren L” që aktualisht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, u nis për të vazhduar lundrimin drejt Tivarit në Mal të Zi, për t’u furnizuar me karburant me 0,72 euro për litër kundrejt 1 euro/litri që ofrohet në Durrës!
Superjahti 90 metra me vlerë prej 75 milionë dollarë, në pronësi të bankierit miliarder nga Ukraina, Igor Kolomoisky është dhënë me qira në një udhëtim nga Afrika për në Detin Atlantik.