Ky superjaht me 8 kuverta gjigante mund të jetë mjeti lundrues i ëndrrës së të gjithëve. Ky është projekti më i madh i superjahteve me vela nga seria Goliath, e cila ka vend për uljen e disa helikopterëve, një fushë basketbolli, një fushë tenisi dhe 4 fusha hendbolli.
Kjo anije luksoze është një version modern i anijes spanjolle Galleon të shekullit të 16-të. Ajo mund të mbajë deri në 350 persona, 150 prej të cilëve anëtarë të ekuipazhit.
Dizajni i saj i mrekullueshëm, një ndërthurje mes të kuqes e të bardhës, si dhe katër vela gjigante, i japin këtij superjahti një pamje moderne.
Kjo anije do të jetë e gjatë 158 metra. Edhe pse me një madhësi të tillë, nuk është jahti më i madh në botë, pasi vendi i parë mbahet nga “Azzam”, 179 metra i gjatë, i cili është në pronësi të emirit të Abu Dhabit.
Projektuesi Steve Kozloff e quajti atë një “jaht eksplorues”, i cili do të ishte i aftë të lundronte në të gjithë botën në luks të garantuar.





