Super jahti luksoz Voice, i ndërtuar një vit më parë në kantieret e Ankonës, Itali nga CRN Spa mbërrin nesër në portin e Durrësit.

Mjeti lundrues mban në bordin e tij 12 persona. Aktualisht nuk dihet pronësia e tij, pasi ajo u lejohet vetëm personave që janë të regjistruar në SYTiQ, një faqe e specializuar për mjetet lundruese superluksoze.

Jahti më gjatësi 62 metra është një nga mjetet luksoze që ka vizituar portin e Durrësit gjatë këtij sezoni veror.

Ndryshe nga viti 2019, kur u regjistrua numri më i madh i jahteve, velierave apo krocerave, ky vit vazhdon të mbetet i vakët përsa i përket ankorimit në portin më të madh në vend të mjeteve të luksit.

Për nga gjatësia, Voice renditet i 403-ti në botë, ndërsa është jahti i 7-të më i madh, i ndërtuar nga CRN.