Bayern Munich parashikohet që edhe një herë të fitojnë Champions sipas analistëve të të dhënave në FiveThirtyEight.
Bavarezët thuhet se kanë mundësi prej 33 për qind për të arritur finalen dhe 21 për qind për të ruajtur statusin e tyre të kampionit.
Sidoqoftë, parashikimet e FiveThirtyEight i kanë dhënë mundësi prej 28 për qind të shanseve që njerëzit e Pep Guardiola të arrijnë në finale dhe 16 për qind të fitojnë garën këtë sezon.
Pas Cityt vjen Liverpooli me gjasa prej 22 për qind për finalen dhe 12 për qind për të fituar garën, ndërsa Barcelona është renditur e katërta me 20 për qind gjasa për të arritur finalen dhe 11 për qind për të fituar trofeun.
I pesti është Paris Saint-Germain me 8 për qind gjasa për ta fituar Ligën e Kampionëve, Real Madridi i gjashti me 6 për qind shanse dhe Atletico Madridi i shtati me 4 për qind.
Borussia Dortmund dhe Chelsea kanë nga 3 për qind shanse për trofeun, ndërsa Interi, Manchester Unitedi, Juventusi dhe RB Leipzig nga 2 për qind.





