Finalja e Superkupës së Europës 2019 për të inauguruar “Arenën Kombëtare”. Një dëshirë që ka nisur të konkretizohet për të sjellë në vendin tonë një ndeshje të nivelit të lart kontinental. Federata e Futbollit konfirmoi se ka nisur procesin e plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm, për kandidaturën e Shqipërisë si vend organizator.Materiali voluminoz do të përpunohet nga një grup pune i ngritur në FSHF, i cili do të koordinohet nga sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Ilir Shulku. Mes etapave të nevojshme për plotësimin e dokumentacionit janë të domosdoshme edhe çertifikimet e institucioneve shtetërore, duke nisur nga Ministria e Brendëshme, për të vazhduar me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit apo edhe Bashkinë e Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar të federatës, përpilimi i dokumentacionit të nevojshëm pritet të përfundojë në fund të muajit Maj, në mënyrë që kandidatura e Shqipërisë të jetë gati për datën 6 Qershor, kur Komisioni i Verifikimit të UEFA-s do të shqyrtojë plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara. Vendimi për qytetin që do të organizojë finalen e Superkupës europiane 2019 do të merret në muajin Shtator.Përveç “Arenës Kombëtare” në Tiranë, në garë janë edhe Tuluza në Francë, Budapesti në Hungari, Haifa në Izrael, Astana në Kazakistan, Belfasti në Irlandën e Veriut, si edhe Gdansk-u dhe Varshava në Poloni.Kandidatët për finalen e Superkupës Europiane 2019:
Albania Tirana National Arena
France Toulouse Stadium de Toulouse
Hungary Budapest Flórián Albert stadion
Israel Haifa Sammy Ofer Stadium
Kazakhstan Astana Astana Arena
Northern Ireland Belfast Windsor Park
Poland Gdansk Arena Gdansk
Poland Warsaw Stadion Narodowy