Java e fundit e Kategorisë Superiore ka dhuruar rezultate befasuese dhe polemika, sidomos në Bylis-Vllaznia, ku gjyqtari Kuka akordoi fillimisht një penallti dhe më pas e anuloi jo me ndërhyrjen e asistentëve të tij, por me ndërhyrjen e delegatit Pregja.
Gjithsesi, pavarësisht polemikave, kampionati do të vijojë rrugën e tij. Java e ardhshme, ajo e 21-ta, do të luhet në dy ditë. Sipari do ngrihet të premten, kur në “Loro Boriçi” do të zhvillohet klasikja Vllaznia-Tirana.
Pjesa më e madhe e ndeshjeve do të luhet të shtunën dhe e ndarë në dy orare. Kështu në orën 14:00 do të përballen Kukësi-Laçi dhe Skënderbeu-Bylis, ndërsa në orën 17:00 Partizani-Flamurtari dhe Teuta-Luftëtari.
Të premten
Vllaznia-Tirana 18:00
Të shtunën
Kukësi-Laçi 14:00
Skënderbeu-Bylisi 14:00
Partizani-Flamurtari 17:00
Teuta-Luftëtari 17:00





