Imazhi do të shfaqet në kopertinat e Vogue në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA dhe përkon me dokumentarin e ardhshëm The Super Models
Është imazhi legjendar që solli epokën e supermodeleve: Naomi Campbell, Christy Turlington, Linda Evangelista, Tatjana Patitz dhe Cindy Crawford të fotografuar së bashku nga Peter Lindberg për kopertinën e edicionit të janarit 1990 të Vogue.
Tani, 33 vjet më vonë, imazhi është rikrijuar për numrin e shtatorit të revistës dhe një version i kopertinës do të shfaqet në botimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA me linjën e kopertinës: “Më i madhi i të gjitha kohërave”. Mungon vetëm Tatjana Patitz, e cila vdiq në fillim të këtij viti.
Tani në të pesëdhjetat e tyre, katër gratë do të shfaqen gjithashtu në një dokumentar, The Super Models, në Apple TV në shtator, duke rivlerësuar fundin e viteve 1980 dhe fillimin e viteve ’90, kur filluan për herë të parë modelingun.