12 korrik 2015 – Supermodelja angleze Kara Delvinj (Cara Delevingne) së shpejti do të heqë dorë nga biznesin e modës. Njerëz të brendshëm, të cilët kanë punuar me bukuroshen 22-vjeçare, thonë se Kara nuk e ka zgjatur kontratën me agjencinë “Storm Model Management” (SMM).
“Kara u largua nga agjencia muajin e kaluar. Ajo është e bindur se mund të arrijë më shumë në kinematografi se sa në biznesin e modelingut. Delvinja do të shfaqet në fushatat e marketingut të markave të famshme, por kjo gjë nuk do të jetë përjashtim. Ajo dëshiron të bëhet aktore”, – u bëri të ditur gazetarëve një burim i afërt me rrethin e VIP-it.
Përfaqësues të agjencisë “Storm Model Management” nuk pranuan të bëjnë ndonjë koment, por gazetarët amerikanë vënë re se nga faqja e SMM-së është hequr portofoli i Karës. Njoftohet se Kara tani po punon me ekranizimin e serisë së comics-eve “Skuadra e vetëvrasjeve” (Suicide Squad). Është planifikuar që ky film të shfaqet në vitin 2016. Kjo nuk është puna e parë e modeles në kinema.
Në vitin 2012, ajo luajti Princeshën Sorokina në ekranizimin e romanit të Lev Tolstojt “Ana Karennina” të regjisorit Xho Rajt (Joe Wright). Më pas kjo modele luajti në filma të tillë si “Fëmijë të dashuruar” (Kids in Love) të Kris Fogin-it (Chris Foggin); “Fushat londineze” (London Fields) dhe “Fytyra e një engjëlli” (The Face of an Angel) të Majkëll Uniterbotom-it (Michael Winterbottom), “Qytete prej letre” (Paper Towns), “Ethe tulipani” (Tulip Fever) dhe në filmin “Pen” (Pan). Gjithashtu në muajin maj 2015, ka pasur zëra se vet regjisori, skenaristi, prodhuesi i famshëm francez Lyk Beson (Luc Besson) ka ftuar Delvinjën në rolin kryesor në filmin e tij të ardhshëm “Valerian-i dhe qyteti i njëmijë planetëve” (Valerian and the City of a Thousand Planets).
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/