E famshme në të gjithë botën, supermodelja dhe aktorja Cindy Crawford numëron 2.2 milionë ndjekës në Instagram. Sot ajo ka pubikuar një foto ku shihet teksa bëhet gati me shumë gjasë për një set fotografik.
Në mesin e mijëra komenteve, shikon emra shqiptarë që i shkruajnë modeles se ajo po kopjon Elvana Gjatën. Dhe kanë të drejtë!
Cindy mban veshur pikërisht fustanin e Elvanës, me të cilin artistja jonë u shfaq në tapetin e kuq të “Grammy” disa muaj më parë.
Në fakt fustani i këngëtares u komentua gjatë dhe mediat e huaja e futën në listën e e të veshurave më keq. Por ja që dhe ikona e modës zgjodhi të njëjtin fustan.