Listës së personazheve me fame botërore që vishen nga stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti së fundmi i është shtuar edhe një modele e famshme.
Bëhet fjalë për supermodelen Winnie Harlow, e cila në festën e 27-vjetorit të lindjes, ia besoi stilistit shqiptar fustanin e saj.
Ka qenë vetë Harlow e cila ka postuar disa momente nga festa në rrjetet sociale ndërsa shfaqet rrezatuese me krijimin e Sahitit.
Kujtojmë që në muajin qershor, Valdrin Sahiti krijoi një fustan për këngëtaren Yung Miami në eventin e rëndësishëm “Bet Awards”.
Ndërsa pak kohë më parë në ceremoninë e hapjes të shpërndarjes së çmimeve “Grammy”, as më pak e as më shumë se diva e muzikës pop, Beyonce përzgjodhi veshjen e stiluar nga stilisti shqiptar.