Modelja e njohur Miranda Kerr ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, të dytin me bashkëshortin Evan Spiegel, një nga themeluesit e “Snapchat”.
Pas vajzës 1-vjeçare, Hart me Spiegel, supermodelja e “Victoria’s Secret” ka lindur një djalë, emrin e të cilit ende nuk e kanë bërë të ditur për publikun.
Gjatë shtatzënisë, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto të shumta me barkun e rrumbullakosur, mirëpo ka vendosur të jetë diskrete pas ardhjes në jetë të bebushit.
Kerr është gjithashtu nënë e një vogëlushi tjetër 8-vjeçar me ish-bashkëshortin Orlando Bloom. Miranda dhe Evan Spiegel u martuan në shtëpinë e tyre në maj të vitit 2017.





