Policia e Manchester-it në Britaninë e Madhe ka goditur nëpërmjet një operacioni masiv një bandë që merrej me shitjen e kokainës duke çuar në arrestimin e 20 trafikantëve shqiptarë.
Sipas autoriteteve britanike, grupi i shqiptarëve të cilët kryesonin këtë bandë ka xhiruar plot 250.000 mijë paund kokainë të cilësisë së lartë.
Bazuar në të dhënat e policisë britanike, dyshohet se një pjesë e bandës të jetë rekrutuar në Shqipëri dhe vepronte në Britaninë e Madhe për shkak të vlerës akoma edhe më të lartë.
Operacioni masiv nisi disa muaj më parë dhe u finalizua mbrëmjen e djeshme, duke çuar në arrestimin e:
Mevlan Gjeta, 33 vjeç,
Holly Brown, 21 vjeç, mbështeste grupin me makinë,
Elis Rrukaj, 30 vjeç,
Emir Ceka, 30 vjeç,
Thanas Troka, 38 vjeç,
Vilson Jacaj, 26 vjeç,
Eric Jacaj, 30 vjeç,
Nehat Elshani, 38 vjeç,
Elton Kalemi, 24 vjeç,
Nailr Piri (i njohur edhe si Danielo Boni), 25 vjeç,
Çlirim Malecaj, 33 vjeç,
Arkadiusz Jakubiec, 34 vjeç,
Kamila Jakubiec, 30 34 vjeç,
Shembi Doci, 27 vjeç,
Muhamed Gazidede, 21 vjeç,
Emiljan Cutaj, 35 vjeç,
Edvin Dervishi, 32 vjeç,
Hakuran Curaj, 22 vjeç,
Orion Pira, 20 vjeç,
Gentjan Baro, 27 vjeç.
Duke iu referuar medieve vendase, shqiptarët gangsterë kishin hyrë në mënyrë ilegale dhe përdornin pasaporta të rreme italiane dhe greke.
Shpërndarjen e drogës ata e kryenin me turne 24 orë në 7 ditë të javës, pra ata ishin gjithnjë të gatshëm për t’i shitur mallin klientëve.
Gjatë arrestimeve, shqiptarëve iu gjet dhe një pistoletë, sasi të konsiderueshme parash dhe kokaine.
Ata rrezikojnë dënim deri në 10 vite burg.
Thuhet se koka e këtij grupi ishte Mevlan Gjeta.