Greqi, 17 mars 2014 – Policia greke ka zhvilluar një superoperacion për shkatërrimin e një prej grupeve më të madhe të trafikut të drogës nga Shqipëria. 7 shqiptarë kanë rënë në pranga deri tani, ndërkohë që janë sekuestruar rreth 2 ton e 81 kg marijuanë.

Operacioni është zhvilluar në Elefsina të Greqisë, ku është ndaluar një kamion me targa false (në foto). Brenda tij janë gjetur plot 2 ton marijuanë. Kamioni rezulton të jetë ngarkuar në Patra dhe droga vinte nga Shqipëria.

Policia ka vijuar operacionin në Palio Faliro, Athinë, ku në një magazinë janë gjetur 81 kg marijuanë. Deri tani mësohet se janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe kreu i grupit me inicialet S.I.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/