Itali, 26 mars 2014 – Karabinieria e Padovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër krimit në të gjithë provincën. Në rrjetën e karabinierëve kanë rënë me dhjetëra shkelës të ligjit, italianë dhe të huaj. Një ndër të arrestuarit është edhe Shkëlzen Nezaj, 41 vjeç mbi të cilin rëndonte një dënim i mëparshëm prej 7 vitesh burg.
Shkëlzeni kishte dalë nga burgu si i mbikqyrur special, por kishte thyer masën e sigurisë. Ai ishte arrestuar në vitin 2010 për trafik droge bashkë me italianë, të huaj dhe shqiptarë të tjerë si Afrim Lloti 25 vjeç, Leonard Melonari 37 vjeç, Erlin Xhafa 29 vjeç dhe Arben Zefi 39 vjeç. Dënimi me 7 vjet burg ishte “trashëgim” i këtij arresti të vitit 2010.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





