Policia greke ka shkatërruar bandën e drogës e drejtuar nga persona me kombësi shqiptare e përbërë nga 27 shqiptarë, 1 shtetas bullgar, 1 gjeorgjian, 1 grek dhe 1 banor i Bangladeshit, ndërsa janë shpallur në kërkim 18 shtetas të tjerë, pjesa më e madhe shqiptarë.
Të arrestuarit akuzohen si autorë të një sërë grabitjesh të ndodhura në stacione autobusash, metro dhe në aeroport të shtetasve të ndryshëm që udhetonin me këto mjete transporti, objekte të cilat dërgoheshin me autobus në Shqipëri.
Në fokus të tyre, ishin kryesisht turistët në zonat “Omonia”, “Evangelizmos”, “Megaro Musikis”, “Panormou”, “Sintagma”, “Metaksurgio” dhe “Kalithea” dhe në aeroportin “Eleftheros Venizelos” duke u ndarë në grupe, ku më pas ndanin edhe fitimet
Ky grup mund të kryente deri në 15 grabitje në ditë në vlerë totale mbi 3500 euro në dite.





