Itali, 20 mars 2014 – Dy ton kokainë janë sekuestruar nga Guardia di Finanza në Catanzaro, në rajonin jugor të Reggio Calabrias, në Itali. Në pranga kanë përfunduar 24 persona. Efektivët e Antidrogës së këtij rajoni po hetonin prej mëse një viti veprimtarinë e grupit kriminal që i përkiste klanit mafioz Ngrangheta. Sipas hetuesve, të cilëve u referohet agjencia e lajmeve ANSA, grupi kontrollonte një rrjet të gjerë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





