Teuta dhe Vllaznia do të diskutojnë mes tyre 3 pikët e sfidës së javës së 20-të të kampionatit shqiptarë. Një sfidë e luftuar pritet të jetë mes dy skuadrave të cilat kërkojnë marrjen e pikëve.

Durrsakët e Renato Arapit do kërkojnë që pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës, të rrëmbejnë edhe 3 pikët ndaj Vllaznisë për të kthyer edhe qetësinë në ekip.

Djemtë e detit do të udhëtojnë drejt Shkodrës ditën e diel, ora 16:45, pa një nga lojtarët kryesorë të formacionit të Arapit.

Asion Daja është i pezulluar për shkak se u ndëshkua me karton të kuq ndaj Partizanit. Një mungesë “big” kjo për kampionët, ku 31-vjeçari është kthyer në një pikë referimi në skuadër, duke luajtur 25 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet.