Një ushqim tradicional korean rezulton të jetë një tonik efektiv për imunitetin dhe mikrobiomën e zorrëve, sipas një studimi të ri.
Trendet ushqimore nga Lindja e Largët po e përmbytin ngadalë Perëndimin, duke e pasuruar jo vetëm me shije, por edhe me vlera ushqyese.
Kimchi, lakra e fermentuar nga Koreja, është një nga këto ushqime karakteristike. Nuk është vetëm e shijshme, por edhe një aleat i mirë në forcimin e sistemit imunitar, pasi mund të ndikojë pozitivisht në mikrobiomën e zorrëve, sipas një studimi të kohëve të fundit.
Studimi zbuloi se kimchi aktivizoi sistemin imunitar në një mënyrë të synuar. Në mënyrë specifike, rriti aktivitetin e qelizave që “njohin” viruset dhe bakteret trupit, qelizat imune, duke ndihmuar kështu sistemin imunitar të reagojë më shpejt e në mënyrë efektive.
Përveç kësaj, studiuesit vunë re se kimchi rriti aktivitetin e gjeneve specifike që veprojnë si “çelës”, duke u lejuar qelizave imune të dërgojnë sinjale më të qarta te qelizat T.
Në të njëjtën kohë, u identifikuan ndryshime gjenetike në qelizat T ndihmëse që i bënë ato të reagonin më shpejt ndaj faktorëve që aktivizojnë përgjigjen imunitare. Meqenëse këto qeliza luajnë një rol kyç në koordinimin e sistemit imunitar, këto ndryshime nënkuptojnë se ato mund të ndihmojnë në mënyrë më efektive qelizat e tjera të luftojnë infeksionet.
Në përgjithësi, rezultatet sugjerojnë se kimchi ndihmon sistemin imunitar të përgjigjet në mënyrë më efektive ndaj kërcënimeve pa shkaktuar inflamacion të tepërt. Këto gjetje sugjeron përfitime të mundshme për mbrojtjen kundër viruseve, përmirësimin e përgjigjeve ndaj vaksinave dhe rregullimin e inflamacionit – megjithëse nevojiten kërkime të mëtejshme.





