20 maj 2015 – Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 13.4 vjet burg Ardian Bitrajn dhe me 10 vjet burg Mimoza Bruziajn, të cilët akuzohen për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë.

Dy ish-zyrtarët akuzohen se vodhën thesarin e bankës në bashkëpunim. Për këtë ngjarje prokuroria vuri nën akuzë për shpërdorim detyre 19 punonjës të Bankës së Shqipërisë.

Skandali i vjedhjes u zbulua në qershor të 2014-s.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/