Deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja, nuk mund të mungonte në këto ditë festive pranë fëmijëve dhe familjeve në Manzë dhe Ishëm, duke shtuar gëzimin e harenë për vogëlushët, teksa i ka surprizuar me prezencën e Babagjyshit, që ata aq shumë e dëshirojnë.
Prej dy ditësh, Çyrbja ka organizuar takimet surprizë në zonat që ai përfaqëson, duke shpërndarë dhurata dhe momente të mbushura me shumë gëzim.
Dhuratat të shoqëruara dhe me kartolinat e urimit, një përkujdesje personale e vetë deputetit, zgjodhi t’i shpërndajë nën shoqërinë e Babagjyshit për të marrë në këmbim gëzimin e çiltër të fëmijëve.
Ata kanë trokitur në dyert e shumë familjeve dhe për deputetin këto janë momente emocionuese duke na bërë të besojmë më shumë te magjia e festave!
“Jemi në punë çdo ditë duke punuar me përkushtim për të ardhmen e brezit të ri dhe për të ofruar çdo shërbim me standard evropian në periferinë e Durrësit!
Shokët e mi të vegjël i premtuan babagjyshit se në 2024-n do të sillen akoma dhe më mirë dhe do të marrin vetëm 10-ta në shkollë”, thotë deputeti.
Veç takimeve në familjet e Njësisë Administrative Ishëm dhe vizitës së veçantë në ambientet sportive në Manëz, Jurgis Çyrbja është ndalur edhe në spital, ku ka takuar shokun e tij të vogël, Braianin, për të cilin lutet për një shërim sa më të shpejtë.
“Shoku im Braian ka pasur një sjellje shembullore këtë vit në shkollë dhe me shokët, por Babagjyshi nuk e gjeti në Ishëm sot, ndaj ja sollëm dhuratën në spital së bashku me shokun e dhomës. Asnjë shqetësim serioz, por sot ishim pranë Braianit që ai të shërohet sa më parë.“
Ndërkohë në fotot më poshtë, mund të shihni fotoalbumet gjatë këtyre vizitave kaq speciale.