Ata që kanë qenë duke ndjekur pak më parë emisionin e Julka Gramos dhe Arion Muçës në radio “NRG”, duhet të kenë shijuar edhe momentin e veçantë radiofonik, kur bashkëshortes së Dr. Florit iu bë një surprizë. Julka e nisi me një letër dedikuar pikërisht Blerinës, një letër që tregonte historinë e një nëne e cila humbi bashkëshortin e sot po rrit e vetme dy fëmijë.

Në fund Julka e mbylli letrën emocionuese me njoftimin se një biznes privat ka vendosur t’i dhurojë asaj 10 mijë euro, shkruan “revistawho.com”. Më pas u bë edhe një telefonatë gjatë së cilës bashkëshortja  e artistit të ndjerë u përgjigj e prekur dhe dha shumë falenderime e bekime. Ajo ndodhej në makinë me pastorin Fitor Muça, mikun e Dr. Florit, Ermal Mamaqi dhe të bijën Kaltrina. Urime Blerinës dhe përgëzime organizatorëve të gjestit special.