“C’est la vie”, spektakli i shumëkomentuar ditët e fundit, ka nisur natën e parë këtë të diel në Tv Klan. Pas 10-vjetësh, formula e rikthyer, ngjiti në skenë një grup personazhesh që sfiduan veten në muzikë në krah të këngëtarëve profesionistë. Aktorë, biznesmenë, gazetarë e personazhe të njohur të fushave të ndryshme, provuan në skenën e Tv Klan pasionin për këngën duke u përballur edhe me komentet e jurisë profesioniste.
Për plot 11 javë, Jona Spahiu, Ori Kuçi, Ervin Bejleri, Eva Alikaj, Kristi, Fatma dhe Aulona, Skerdi Faria dhe Erisa Xhixho do të sjellin performanca të reja duke dhënë më të mirën në një fushë të pasigurt, por emocionuese për ta.
Pas prezantimit të parë të çifteve, performancat e të cilëve u duartrokitën nga publiku, në skenën e “C’est la vie” u ngjit kantautori i njohur Flori Mumajesi bashkë me grupin Threedots.
Kasti pjesëmarrës, por edhe publiku u bënë njësh me atmosferën e disa prej hiteve më të njohura të grupit. “Karma”, hiti i nxehtë i verës nga Threedots, ia shtuan edhe më shumë magjinë skenës së “C’est la vie” në natën e parë të spektaklit shkruan class.
"Ne jemi me këmbë të mbarë", – tha Flori pasi i uroi Marinës sezon të mbarë me programin.





