Ndonëse ata janë një nga çiftet më jetëgjatë në showbiz, sërish largësia është ende e pranishme për Eva Muratin dhe Genar Topallin.

Djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli vijon studimet jashtë vendit dhe diçka e tillë i pakëson takimet me të dashurën e tij Eva Murati. Megjithatë mbrëmjen që lamë pas ai i ka bërë një surprizë moderatores dhe modeles Murati duke  i bërë një vizitë. Ajo e ka publikuar këtë çast në rrjete sociale.