Sezoni i ri televiziv ka filluar dhe jemi njohur deri tani me shumë ndryshime formatesh, largime apo emisione të reja. Ndonëse për Vizion Plus nuk është folur për shumë të reja, mesa duket surpriza është ajo e ditës së sotme.

Ka qenë Jonida Maliqi që ka ngacmuar ndjekësit me një video prej disa sekondash. “Së shpejti në Vizion Plus” mjaftoi për të kuptuar që projekti i saj i radhës do jetë në televizion. Nuk dihet nëse do ketë të bëjë me muzikën apo modën si pasionet e saj, apo do ta shohim në një dimension të ri.

Hera e fundit që e kemi parë në televizion ka qenë si anëtare e jurisë së “Albanian Designers Competition” ku shija dhe gjykimet e saj çuan në tjetër nivel punimet e stilistëve të rinj.