Jessica Millaman do të jetë sportistja e parë transeksuale që aktivizohet në Argjentinë. Historia e saj ka hapur mjaft polemika në shtetin amerikano-latin edhe pse bëhet fjalë për një sport që nuk është elitar në Argjentinë, si ai i hokejit në bar. Sport që 31-vjeçarja e praktikon që kur ishte 14 vjeçe.
Por më pas Jessica vendosi të transformojë jetën e saj, duke ndryshuar seks (u kthye nga mashkull në femër). Për disa kohë, Jessica vendosi të qëndrojë larg njerëzve, por më pas erdhi lajmi i hidhur: Federata lokale e hokejit në bar e ndaloi të luante në kampionatin e femrave, pa dhënë shpjegime.
Por Jessica vendosi ta kundërshtojë këtë vendim, duke qenë se në Argjentinë ndryshimi i seksit lejohet me ligj dhe kishte 3 sezone që luante edhe pse kishte bërë operacionin. Një betejë që më në fund e fitoi, duke qenë se një gjykatë i dha të drejtë të luajë.