Një mesazh publik dashurie është vendosur pasditen e sotme në qendër të fshatit të vogël Shënavlash, që ndodhet 7 km nga Durrësi.

Në foton e mbërritur në redaksinë tonë, shihet se personi që ka organizuar surprizën ka shkruar deklaratën publike: Të dua faqe petulla.

Duket se personi që ka porositur surprizën për personin e zemrës i është drejtuar me përkëdheli, duke e quajtur me pseudonimin faqe petulla.

Sipas personit që e ka dërguar foton, surpriza është realizuar nga një vajzë, krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar, që zakonisht mesazhe të tilla publike i bëjnë meshkujt për partneret e tyre.

“Edhe gocat nga shenavlashi bejn dedikime jo vec cunat se vec cuna kena pa shyqyr doli nje goce na nderoj gjinin”,-shkruan personi që ka shkrepur foton e mesazhit publik.