21shtator 2015 – Surprizë si kjo nuk keni parë ndonjëherë. Të paktën në Shqipëri. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, udhëtarët e rastësishëm apo personat që prisnin të afërmit e tyre, kanë qenë të parët që u habitën nga ajo që panë.
Një nuse, e veshur me fustanin e bardhë, që priste të dashurin e zemrës në aeroport. Një prej dëshmitarëve ka qenë dhe një prej ndjekësve të faqes sonë, ku siguruam këto foto që po ju përcjellim.
“Fatkeqësisht” nuk kemi pamjen e dhëndrit, por besojmë se kuptohet habia e tij kur para vetes ka parë nusen…nuse.
/portali DurresLajm/