Qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin e Currilave për të bërë plazh gjatë kësaj të shtune janë surprizuar kur një parashutist është ulur në mes të njerëzve.
Kuriozët kanë vrapuar menjëherë për të parë nëse parashutisti u ul pa problem në mes të plazhit.
Më kureshtarët kanë qenë si gjithnjë fëmijët, disa prej të cilëve madje nuk kanë nguruar t’i afrohen djalit të ri, madje edhe të shkëmbejnë disa fjalë për të ditur çfarë provohet gjatë kësaj experience të bukur në qiell.





