Silvio Berluskoni rikthehet të flasë dhe sa herë ai e bënë këtë gjë, padyshim është një lajm. Ish-presidenti i Milanit ka komentuar humbjen dramatike të Juventusit kundra Real Madrid.
"Kam bërë tifo për Juventusin. Ata bën një lojë të madhe dhe treguan karakter. Do të ishte e jashtëzakonshme të bënin atë që bëri Roma por fati nuk ishte në anën e tyre", shprehet Berluskoni.
Berluskoni nuk është me aktiv në jetën futbollistike, megjthëse ai ka këshilluar trajnerin e ekipit të tij të zemrës, Milanit, që të luajë më 2 sulmues.





