Valtteri Bottas regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Baherein ne Formula 1 duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kritikave se nuk ishte në lartësinë e Nico Rosberg te Mercedesi.

Piloti finalandez mposhti pikërisht shokun e tij të skuadrësm Lewis Hamilton dhe për herë të parë në karrierë do të niset para të gjithë rivalëve.

Ferrari i Sebastian Vettel shënoi kohën e tretë më të mirë, i ndjekur nga Daniel Riciardo i Red Bullit. Finlandezi i kokëkuqes, pretendonte më shumë në provat zyrtare, megjithatë gjatë garës pritet të jetë një rival i fortë i dy pilotëve të Mercedesit.Vendi i pestë për Kimi Raikkonen, pas Ricciardos, që siguroi një vend mes dy makinave Ferrari.

Nga pozicioni i gjashtë do të niset Max Verstappen i Red Bullit, pas holandezit me radhë Nicco Hulkemberg, Felippe Massa e Romain Grosjean, ndërsa mbyll 10 kohët më të mira Jolyon Palmer.