Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka zgjedhur që këtë herë të shkojë me shalqi në seancën e sotme plenare.
Është prodhimi i fundit bujqësor që deputeti i PD-së çon në parlament, pas tufës me grurë për të ngritur një tjetër problem për fermerët, apo një qeseje me plehra.
Shalqiri sipas Korreshit, simbolizonte gjithçka i ka ofruar Ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve IPARD nga BE.
“Sot solla një shalqi në shenjë simbolike. Ky shalqi nënkupton sa i madh ishte fondi IPARD 1 dhe IPARD 3-shit. Unë do jua hap për t’jua vërtetuar se çfarë ka brenda shalqiri. Kjo ka ngel për të gjithë fermerët, tjerat i hëngri ministria me AZHBR dhe si simbol (nxjerr një kastravec), këtë na ka lënë IPARD 3-shi të gjithë shqiptarëve. Kjo qeveri hajdute nuk i meriton voto e këtyre njerëzve, se përditë e më keq po na nxjerr bëjnë kudo përfaqësohemi”, tha Korreshi.