Surprizë e bukur për të gjithë punonjësit e administratës, Rama u jep 5 ditë rresht pushimi.

Qeveria ka vendosur që data 27 nëntor (ditë e hënë) të jetë pushim për administratën, ndërsa do të zëvendësohet me një ditë tjetër pune brenda këtij viti.

Ky vendim vjen për faktin se datat 28-29 nëntor janë pushim si rrjedhojë e festës së Pavarësisë dhe Çlirimit. Në këtë mënyrë, bashkë me fundjavën punonjësit e administratës i bie që do të kenë 5 ditë pushime.

Arsyeja duket se është fakti se dita e hënë është mes dy ditëve pushim të fundjavës dhe dy ditëve të festave të nëntorit, ndërsa do të zëvendësohet brenda vitit.

Vendimi u publikua në faqen e Këshillit të Ministrave.

VENDIM PËR CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 27 NËNTOR 2017, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Caktimin e ditës së hënë, datë 27 nëntor 2017, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Vendimi i qeverisë