Këngëtarja e njohur Tuna është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ka vendosue ta quajë Zen. Lajmin e ka dhënë vetë artistja krejt papritur në rrjetet sociale, pasi ajo nuk e kishte pohuar në asnjë moment shtatzëninë.

Për të ndarë me fansat këtë super lajm, ajo ka zgjedhur të publikojë sot në “Ditën e Nënës” në rrjetet sociale disa foto nga salla e lindjes, duke shkruar:

“Luta Zotin të më sjellë në jetë një mashkull që të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem. Gëzuar ditën e Nënës. Krenare për Tian dhe Zen.” – shprehet Tuna në postimin e bërë.

Kujtojmë se Tuna kohët e fundit ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi po përflitet për ndarjen me Patris Berishën. Pak kohë më parë, ajo u zhvendos në SHBA pikërisht për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë dhe që ta pres atje në jetë fëmijën e saj. Megjithatë ajo u kthye sërish në Shkup, ku si duket ka pritur në jetë fëmijën e dytë.