Kritiku më i madh i Ben Blushit në takimin e djeshëm ka qenë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
“Kot e akuzojmë Blushin që është bërë si Berisha, ai është burrë shteti, Blushi më shumë ngjan me Grida Dumën”, mësohet të ketë thënë Dako.
Ai surprizoi sallën me simpatinë e shprehur për figurën e ish-kryeministrit dhe jo për ish-rivalen e tij, demokraten Grida Duma.
Dako gjithashtu ka kërkuar që Asambleja ta përjashtojë Ben Blushin, pasi sipas tij, kjo ishte dhe arsyeja për të cilën kishte ardhur në mbledhje.





