Më shumë se 20 mijë të rritur nga e gjithë bota kanë kontaktuar për qëllime seksuale profilin virtual të një vajze 10-vjeçare e krijuar nga shoqata “Terre des Hommes”, e cila rilançon alarmin mbi krimet seksuale në dëm të të miturve. Vetëm në Filipine janë dhjetëra-mijëra viktimat e “turizmit seksual” nëpërmjet kamerave të rrjetit (webcam)
5 nëntor 2013- Ishin të gatshëm ta paguanin në këmbim të akteve seksuale përballë kamerës së kompjuterit. Por për fat të mirë Suiti(Sweetie) ishte vetëm një fëmijë virtual, e krijuar dhe e hedhur në rrjet si karrem për të verifikuar sa dhe si të rriturit i afrohen fëmijëve nëpërmjet internetit për qëllime shfrytëzimi. Eksperimenti i udhëhequr nga shoqata holandeze “Terre des Hommes”, i dorëzoi policisë të dhënat e personave të identifikuar. Për dy muaj e gjysmë profili i Suitit ka tërhequr më shumë se 20 mijë persona dhe vetë m 1000 prej tyre janë identifikuar ndërsa bisedonin në chat me 10-vjeçaren. Regjistrimet video të bisedave iu dorëzuan Interpolit.
“Ajo e sotmja është prova e pastër sesi pedofilët dhe shfrytëzuesit e fëmijëve mund të veprojnë të pashqetësuar në rrjet, por edhe se sa e lehtë është t’i gjurmosh ata”, u shpreh Raffaele K. Salinari, drejtuesi i “Terre des Hommes”. Për të krijuar Suitin kërkuesit përdorën një teknologji të re. E pranishme në faqe të ndryshme chat-imesh, vajza u kontaktua nga mijëra përdorues në të gjithë botën, të cilët i kërkonin shërbime seksuale online.
Shoqata ka lançuar një peticion ndërkombëtar për të bërë presion mbi qeveritë në mënyrë që të venë në veprim politika investigative specifike, për të përshkruar procesin e identifikimit të pedofilëve online, gjithashtu është realizuar një dokumentar i shkurtër.
“Turizëm seksual” nëpërmjet internetit
Pasi u përmbyll eksperimenti, organizata për të drejtat e fëmijëve lë shoi menjëherë alarmin mbi këtë formë të re të shfrytëzimit të të miturve, që po përhapet me shpejtësi: “turizmi seksual”, ku të rriturit paguajnë për të drejtuar apo parë filmime video nga fëmijët e shteteve të tjera që kryejnë akte seksuale para një webcam-it.
Vetëm në Filipine janë të paktën dhjetëra mijëra fëmijë, viktima të këtij fenomeni por ka motiv për të besuar që kjo nuk ndodh edhe në shtete të tjera, në veçanti në juglindje të Azisë, ku numri i akseseve në internet është në rritje dhe ekziston një infrastrukturë e fuqishme kriminale e bazuar mbi shfrytëzimin seksual të fëmijëve dhe trafikun e personave.
Natyra e këtyre shërbimeve varion në varësi të kërkesave të klientëve “gjuetarëve”. Fëmijët viktima të tyre në Filipine, raportojnë që pozojnë nudo, duke masturbuar dhe ndonjëherë praktikojnë seks me fëmijë të tjerë në varësi të kërkesave të gjuetarëve në një tjetër shtet të cilët paguajnë për të parë këto akte seksuale.
Ka dy forma të shfrytëzimit seksual të të miturve: pornografia e fëmijëve dhe prostitucioni i tyre. Edhe pse legjislacioni ndërkombëtar dhe pjesa më e madhe e legjislacioneve kombëtare i ndalojnë këto forma abuzimi seksual, këto po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
“Policia nuk vepron pa një denoncim”
Pavarësisht se “turizmi seksual” i të miturve nëpërmjet një kamere kompjuteri është i ndaluar nga ligjet e pjesës më të madhe të vendeve, vetëm 6 pedofilë online janë vënë deri tani në pranga.
“Nuk është problem mungesa e ligjit”, shpjegon Hans Guyt përgjegjës i fushatës së “Terre des Hommes Olanda”. Kombet e Bashkuara kanë stiluar disa norma që e bëjnë të paligjshëm këtë tip dhune thuajse në çdo cep të botës. Por, problemi më madhor është se policia nuk ndërmerr aksione derisa viktima bëjnë denoncime. Fëmijët nuk e denoncojnë thuajse kurrë këtë lloj krimi,sepse zakonisht vijnë nga familje shumë të varfra dhe detyrohen nga të rriturit të prostituohen online. Ndonjëherë duhet të dëshmojnë kundër vetë familjeve të tyre, gjë që është thuajse e pamundur”.
Dëme psikologjike shkatërruese
Të tjera studime të shoqatë s tregojnë se si “turizmi seksual” i të miturve nëpërmjet webcam-it është në gjendje të shkatërrojë psikikën e fëmijëve në mënyrë analoge me abuzimin fizik. Fëmijët e përfshirë vuajnë mungesën e vetëvlerësimit dhe depresionin, shfaqin simptoma stresi post-traumatik, shpesh ndjejnë turp dhe kanë ndjesi faji për atë që bëjnë; kanë sjellje vetëshkatërruese, përdorin drogën dhe alkoolin për të gjetur një rrugë harrese nga problemet e tyre. Sipas OKB-së dhe FBI-së, në çdo orë të ditës, ka të paktën rreth 750 mijë pedofilë të lidhur online.
/dita/





