Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ka takuar sot banorë të lagjes nr.5, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në rrjetin e saj social, Sako ka rënditur punë e bëra nga bashkia në këtë lagjen deri tani.

Kryebashkiakja Sako thotë se detyrimi ndaj qytetarëve nuk është vetëm në kohë zgjedhjesh por bashkia duhet të jetë çdo ditë pranë problemeve të tyre.

Postimi i plotë:

Sy më sy me bashkëqytetarët e mi në Lagjen 5, për të biseduar për punët e bëra dhe ato që na presin në vijim:

Infrastrukturë e re, parkim e sinjalistikë në shërbim të sipërmarrësve tek Rruga Kasem Durrësi,

Komoditet, siguri dhe hapësira publike për të gjithë banorët dhe fëmijët e Lagjes 5,

Finalizim i projekteve të rindërtimit.

Detyrimi ynë ndaj qytetarëve nuk nis as nuk mbaron ditën e zgjedhjeve, por besimi i tyre vetëm sa na shton përgjegjësitë për të punuar më fortë e për të qënë çdo ditë pranë nevojave të tyre!

Mirënjohëse për gjithë energjinë pozitive që mora sot nga banorët e Lagjes 5.